blog, Receta

Bullgur me perime dhe qumësht kokosi

Po ju a them që në fillim, kjo recetë merr vlerë dhe shije vetëm nëse bëhet me qumshtin e kokosit, kështu që mos e zëvendësoni. Pasi ta provoni jam e bindur që do ta keni pjesë të vazhdueshme të vakteve tuaja. Është një recetë shumë e mirë për veganët dhe vegjetarianët. Kush dëshiron e shoqëron me pulë, ose peshk.

Për katër persona

Përbërësit

– 2 lugë vaj ulliri

– 1 qepë e madhe

– 2 thelpinjë hudhër

– 1 lugë gjelle curry

– 300 ml qumësht kokosi

– 150 gr ujë

– 400 gram lulelakër

– 2 kunguj të mëdhenj

– 1 spec I kuq

– 250 gr bulgur (mund ta zëvendësoni edhe me oriz integral, ose cous cous)

Përgatitja

Shpëlajmë me ujë të bollshëm bullgurin përpara. E vendosim për t’u zierë (me të njëjtën formulë si pilafin, 1 me 2). Në një tigan të thellë hedhim një lugë vaj dhe vendosim hudhrën, qepën dhe specin e kuq për t’u skuqur. I shtojmë curry-n dhe I lëmë për 5 minuta. Hedhim qumështin dhe 150 ml ujë dhe e lëmë derisa të marri valë. Më pas shtojmë lulelakrën dhe kungujt, I vëmë kapak dhe I lëmë për 10-15 minuta, derisa perimet të zihen dhe lëngu të jetë trashur paksa. Hedhim bullgurin e zierë në pjatë dhe i shtojmë sipër perimet me kokosin.

Lini një Përgjigje