Supe me panxhar

Kjo eshte ajo supa qe une do haja cdo dite dhe nuk do merzitesha 😍😍😍 Njesoj si mua, edhe Amara e ka shume qejf. Receten e keni ketu ⬇️ Supe me panxhar, kos dhe arra Per 4 persona - 1 kg panxhar - 2 qepe te kuqe - 2 luge vaj ulliri - 4 karrota - 1 luge caji piper i kuq (jo djeges) - 1 luge gjelle kumin - 1 luge gjelle uthull - 1.2 litra lenge perimesh (vegete) - 1 luge gjelle susam - 40 gr arra - 4 luge gjelle kos Pergatitja Hedhim nje luge vaj, e leme sa te nxehet dhe shtojme qepet, panxharin e prere ne feta, karrotat e prere ne feta, kripe dhe gjithe erezat. I perziejme per disa minuta dhe shtojme uthullen. Vazhdojme t’i perziejme serish disa minuta dhe shtojme lengun e perimeve. I leme te ziejne per 45-60 minuta. Nderkohe...

Continue reading

Nutella e bërë vetë

Nuk besoj se ka njeri ne rruzullin tokësor që po t’i pyesësh a e kanë qejf nutellën, të përgjigjen: jo. E megjithatë, edhe pse nutella është një dashuri e madhe për të gjithë, marrëdhënia që kemi me të është: dashuri-urrejtje. Nutella është e shijshme shumë, ama ka kalori sa të duash, sheqer sa të duash, e rrjedhimisht nuk është fare e shëndetshme. Personalisht kam vendosur që mos të blej më nutella, ama jo të heq dorë prej saj. Thjesht e bëj në shtëpi, me po aq shumë shije, me më pak kalori, pa sheqer dhe shumë të shëndetshme. Recetën po e ndaj edhe me ju.   Përbërësit 300 gr lajthi 2 luge gjelle kakao 2 luge gjelle vaj kokosi 1 lugë caji ekstrakt vanilje 1 lugë gjelle mjalt qumësht (lope, ose bajame) 2 ose 3 lugë gjelle Përgatitja Vendosim lajthitë...

Continue reading

Omletë me perime

Nëse ka një ushqim që unë nuk e ndaj nga menuja ime, ajo eshte omleta. Ushqimi më i thjeshtë dhe më i shijshëm në botë, për më tepër me gjithë vlerat e duhura ushqimore, që mund t’i merrni në një vakt. Nuk di ccfarë të hash para, ose pas palestre? Një omlet. Sapo ke ardhur nga puna, s’ke gatuar gjë për drekë dhe do të bësh diccka të shpejt që nuk është pilaf, makarona, apo thjesht bukë me djath? Bëj një omlet. Je me regjim keto dhe s’ha dot carbs? Bëj një omlet. Mund të përdorni përbërësit që dëshironi, në varësi të mundësive, dëshirës, nevojave, apo nepsit qe ju keni. Përbërësit: Qepë e kuq Spec jeshil, spec i kuq Kungull Misër Kërpudha Spinaq Domate Proshutqe pule Ereza Një vezë e plotë dhe 3 te bardha Përgatitja Vendosim tiganin në zjarr. Hedhim një lugë kafe, vaj ulliri. Në një...

Continue reading

Cous cous me perime dhe gjoks pule

Përbërësit - ½ 1epe - ½ Spece jeshil, 1/2 spec i kuq - ½ Kungull - 3 Kerpudha - 50 gr Miser - ½ Domate - Spinaq (një grusht) - Gjoks pule - Ereza ato qe keni qejf (une i kam hedhur krip, piper te kuq, hudher te grire, shafran) Skuqim qepën me vaj ulliri, bashkë me specin jeshil dhe atë të kuq. Unë i hedh erëzat që në fillim. Shtojmë perimet me radhë (kungull, misër, kërpudha, domate dhe ne fund fare spinaqin). I lëmë disa minuta në zjarr me njëra tjetrën sa të fillojnë të marrin ngjyrë, pastaj shtojmë pulën (që duhet të jetë e gatuar më parë). Shtojme cous cousin. E kavërdisim për 2-3 minuta bashkë me perimet dhe mishin dhe pastaj shtojmë ujin (masat janë si për orizin 1 me 2). Cous cousi s’ka nevojë të lihet shumë në zjarr, mjaftojnë 5-6...

Continue reading

Qofte pule në furrë

Për dy persona Përbërësit : 200-300 gram gjoks pule 1 kokërr qepë 2 vezë Peksimadhe (ose bukë e therrmuar që gjendet në supermarket) Hudhër Krip Piper Rigon Arrë moskat Majdanoz Përgatitja Gjoksin e pulës e vendosim në grirëse (mikser) dhe e lëmë të grihet sa më shumë. Skuqim me 1 lugë caji vaj, qepën dhe hudhrën. Në një tas hedhim pulën e grirë dhe I shtojmë me rradhë përbërësit: erëzat (krip, arrë moskat, piper, rigon, majdanoz), peksimadhen që shërben për të lidhur përbërësit, vezën dhe më pas qepën dhe hudhrën (pasi janë lënë të ftohen pak). I përziejmë mirë, derisa të bëhen masë homogjene. Marrim masën e krijuar dhe I japim formë rrethore. Qoftet I vendosim në furrë për t’u pjekur, 20-25 minuta (por varet dhe nga nxehtësia e furrës kështu që mundohuni t’I kuptoni me sy kur duhen hequr).

Continue reading

Pite me miell qiqrash

Prej kohësh jam munduar që miellin grurit ta zëvendësojë me alternativa të tjera më të shëndetshme dhe më pak kalorike. Një ndër këto alternativa është edhe mielli i qiqrave, i cili ka më shumë vlera ushqimore dhe më pak kalori. E ku ka më mirë? Një recetë e thjeshtë, të cilën e mbush me ccfarë të duash. Kujdes, sa më pak kalori, aq më mirë! Për 2 persona - Tre lugë gjelle miell qiqrash - Një vezë - 1 gotë qumësht Përgatitja Përziejmë së bashku miellin me vezën dhe qumshtin. I rrahim mirë derisa të bëhet një masë homogjene. Vendosim në zjarr një tigan me një lugë gjelle vajëulliri. Shtojmë një garuzhde nga masa e krijuar, duke e përhapur në formë rrethore në tigan. Pasi të jetë pjekur nga ana poshtë, e kthejmë nga ana tjetër. E heqim nga zjarri dhe...

Continue reading

Sallatë me lakër të kuqe dhe salmon

  Ah perimet, kaq të shëndetshme dhe kaq të shijshme, sidomos nëse dini të bëni kombinimi e duhur, sicc është ai në këtë sallatë. Përbërësit - Lakër e kuqe - Domate - Finok - Spec I kuq - Karrotë - Rrepa - Qepë e njomë - Salmon I tymosur - Fara të ndryshme - Krip, piper, vaj ulliri Përgatitja Grijmë fillimisht hollë lakrën e kuqe. Më pas shtojmë gradualisht perimet e tjera: domate, spec, karrotë, finok, rrepa, qepë e njomë dhe në fund vendosim salmonin e tymosur dhe farat. Hedhim kripën, piperin dhe vajin e ullirit dhe është gati.

Continue reading

Rrathet e energjise

E di që ky emër mund t’ju duket I ccuditshëm, aq më shumë kur bëhet fjalë për një ëmbëlsirë, por të jeni të sigurt që nuk e kam shpikur unë. Unë thjesht e kam përvetësuar dhe përkthyer nga gjuha mëmë. Ka pafund mënyra se si mund të gatuhen “rrathët e energjisë”, unë kam provuar shumë prej tyre, e shumë të tjera I kam “shpikur” edhe vetë, duke shtuar përbërës nga mendja :D Rëndësi ka që rezultati gjithmonë ka dalë I shkëlqyer. Tani t’i lëmë fjalët, jeni gati për recetën? Përbërësit 200 gr tërshërë 100 gram gjalp kikiriku 2 lugë fara lini 50 gram kokos pluhur 50 gr rrush të I thatë copa cokollate të vogla Përgatitja I hedhim të gjithë produktet (përvec cokollatave të vogla) në kombinat dhe I përziejmë për 2 minuta. I shtojmë në fund cokollatat dhe I lëmë të përzihen sërish...

Continue reading

Rrathet e energjise – 2

E di që ky emër mund t’ju duket I ccuditshëm, aq më shumë kur bëhet fjalë për një ëmbëlsirë, por të jeni të sigurt që nuk e kam shpikur unë. Unë thjesht e kam përvetësuar dhe përkthyer nga gjuha mëmë. Ka pafund mënyra se si mund të gatuhen “rrathët e energjisë”, unë kam provuar shumë prej tyre, e shumë të tjera I kam “shpikur” edhe vetë, duke shtuar përbërës nga mendja :D Rëndësi ka që rezultati gjithmonë ka dalë I shkëlqyer. Tani t’i lëmë fjalët, jeni gati për recetën? Përbërësit 200 gr tërshërë 100 gram gjalp kikiriku 2 lugë fara lini 50 gram kokos pluhur 50 gr rrush të I thatë copa cokollate të vogla Përgatitja I hedhim të gjithë produktet (përvec cokollatave të vogla) në kombinat dhe I përziejmë për 2 minuta. I shtojmë në fund cokollatat dhe I lëmë të përzihen sërish...

Continue reading

Muffins me perime

Për mua muffins do të mbeten gjithmonë një ndër ato ushqime të cilat kryesojnë listën e gatimeve të thjeshta, të shpejta, praktike dhe shumë të shijshme. Sidomos nëse keni fëmijë, muffins, të ëmbël apo të kripur qofshin, janë zgjidhja ideale për mëngjes, ose darkë. Dhe nëse hahen në sasinë e duhur, pa e tejkaluar masën (1 ose 2), nuk “dëmtojnë” as peshën. Përbërësit - 200 gr miell (unë kam përdorur miell Kamut sepse është më I shëndetshëm dhe ka më shumë protein sesa mielli I bardhë. Në pamundësi përdorni miell integral) - 2 vezë të plota - 100 ml qumësht - 2 lugë vaj ulliri - 1 lugë caji kripë, piper, rigon, arrë moskat - 1 bustin fryrës brumi - gjysmë kungull jeshil - gjysmë spec I kuq, gjysmë spec jeshil - 50 gram misër - 100 gram mozzarella - 2 feta proshutë pule Përgatitja Në një tasë hedhim...

Continue reading