blog, Receta

Chia pudding

Farat chia janë të pasura me fibra, proteine dhe yndyrna të mira, prandaj nuk duhet të mungojnë në recetat tuaja. Sot do t’ju sjell një pudding ndryshe, me shumë më pak kalori se sa pudding origjinal, ama po aq I shijshëm.

Përbërësit për një racion

– 2 lugë fara chia

– 120 ml qumësht bajame, ose cocosi, ose soje

– 1 scoop protein (për ata që e perdorin, në të kundërt bëjeni pa protein)

– 2 lugë caji kakao (e zezë, pa sheqer)

– 2 lugë caji mjalt

– ½ lugë caji kanellë

– 5 bajame

– 10 kokrra boronica

Përgatitja

Përzieni bashkë të gjithë përbërësit përvec bajameve dhe boronicave. Futini në frigorifer në darkë, që t’I keni gati për në mëngjes. Në mëngjes, përpara se ti konsumoni shtojini lajthitë dhe boronicën. Mund ta konsumoni si mëngjes, ose si snack, kur ju shkon mendja për ndonjë ëmbëlsirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *