Motivim

Doni të humbni peshë? Fillojeni duke bërë këtë…

Për të humbur sado pak peshë apo masë dhjamore nga organizmi i tij, çcdokush është i gatshëm të ndërmarrë një sërë masash e të kryejë mjaft ndryshime në regjimin e tij ushqimor.

Mirëpo, sado e vështirë të duket, shkenca ka treguar se mjafton ta nisni nga vetëm një veprim…

Me siguri edhe ju do të pyesni se çfarë është ky veprim që mund të na kursejë kaq shumë kohë dhe energji…

Sipas një studimi të kryer nga Instituti i Kujdesit Shëndetësor Kaiser, në Shtete e Bashkuara të Amerikës ka treguar se mbajtja shënim i ushqimeve që konsumon gjatë vakteve mund të të ndihmojë të humbasësh në peshë.

Pse?

– Duke mbajtur shënim ushqimet që konsumojmë na bëhet më i lehët koleksionimi i këtyre të fundit. Ne e kemi më të thjeshtë të kuptojmë nëse relisht na nevojiten të gjitha ushqimet që aktualisht konsumojmë. Kështu, ato që konstatohen si të panevojshme fshihen nga lista dhe rrjedhimisht, edhe nga dieta jonë ushqimore.

– Nga ana tjetër, mbajtja shënim mund të na ndihmojë të kuptojmë se çfarë na mungon në dietën tonë ushqimorë. Në mënyrë të pavetdijshme ose jo, ne mund të përmirësojmë dietën tonë ushqimore dhe kështu, të pakësojmë ushqimet që nuk na duhen dhe të shtojmë ato që për një arsye apo për një tjetër mungojnë në vaktet tona.

Si mund të mbajmë shënim dietën tonë ushqimore?

Shumë e thjeshtë: Shkruani përpara çdo vakti se çfarë po planifikoni të konsumoni. Gjithashtu, mos harroni të shkruani edhe ato kafshatat që nuk llogariten brenda vaktit. Mund të duket si një ditar për ushqimin, por kjo do t’ju ndihmojë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *