blog, Receta

Granola e bërë në shtëpi

Nje here ta provoni dhe ky do te shnderrohet ne vaktin tuaj tuaj te preferuar te mengjesit.

Përbërësit

– 260 gr tershere

 

– 70 gr arra

– 70 gr bajame

– 50 gr fara kungulli (por mund të hidhni cilat fara të dëshironi ju)

– 1 lugë gjelle kanellë

– 120 ml vaj kokosi (që unë e preferoj më shumë në shije) ose vaj ulliri

– 120 ml shurup panje (maple syrup) ose mjalt

– 100 gr fruta të thara (unë përdora boronica dhe rrush të tharë)

Përgatitja

Në një tas hedhim tërshërën, frutat e thata, farat, kanellën dhe kripën dhe i përziejmë.

Shtojmë vajin dhe mjaltin dhe vazhdojmë t’i përziejmë mirë, derisa të jenë bashkuar të gjithë përbërësit me njëri tjetrin.

Në një tavë vendosim një letër kuzhine dhe hedhim masën e krijuar, duke e hapur sa më mirë. E fusim në furrë dhe e lëmë për 20-25 minuta (shikoni edhe me sy sepse varet nga nxehtësia e furrës).

E fusim në një enë dhe mund ta ruajmë deri në tre javë.

E konsumoni në mëngjes me kos, ose qumësht, ose mund ta hani edhe si snack, apo ëmbëlsire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *