blog, Receta

Krepa me spinaq, ton dhe gjizë

Përbërësit

– 2 lugë vaj ulliri

– 2 thelpinj hudhër

– 250 gr spinaq

– 1 lugë salcë domate

-120 gr ton në kuti

– 200 gr gjizë

– 2 vezë

– 4 lugë gjelle miell kamut, pa gluten, ose integral

– 3 lugë gjelle uji

Përgatitja

Hedhim 1 lugë vaji në tigan dhe presim të ngrohet. Shtojmë hudhrat, më pas spinaqin, salcën, tonin dhe gjizën dhe I përziejmë për 4-5 minuta në tigan.

Ndërkohë rrahim vezët, me miellin dhe 3 lugë ujë. Në një tigan tjetër (që nuk ngjit), hedhim lugën e dytë të vajit të ullirit dhe e lëmë të ngrohet. Shtojmë një garuzhde nga brumi i përgatitur. E lëmë sa të bëhet nga poshtë dhe e kthejmë nga ana tjetër. E heqim nga zjarri.

I vendosim në një pjatë, I shtojmë spinaqin me tonin dhe gjizën, I mbështjellim dhe I shijojmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *