blog, Receta

“Kunguj makarona” me fileto dhe kerpudha

Kohët e fundit jam fiksuar me recetën që do të postoj tani: “kunguj makarona” me fileto dhe kërpudha. Harrojini makaronat me panna dhe kërpudha, të cilat përvecse kanë aq shumë kalori, nuk sjellin asgjë të mirë për shëndetin, përkundrazi. Provoni këtë recetë dhe jam e bindur që nuk do ta ndani më nga tavolina.

Për dy persona

– Tre kunguj

– 300 gr fileto pule

– ½ qepë

– 2 thelpinj hudhër

– 130 gram kërpudha

– 1 spec I kuq

– 100 gr salcë domatesh

– 1 lugë caj krip, piper, rigon, majdanoz

Përgatitja

Vendosim filetot për t’u gatuar, me një lugë vaj dhe pak krip. Unë i bëj në tenxhere me presion. Zakonisht fileto do 10-12 minuta që të jetë gati. Në momentin që është gati dhe në tenxhere nuk ka më ujë, e heqim që aty. Tek e njëjta tenxhere shtojmë qepën, specin e kuq, kërpudhat, dhe kungujt e prerë rripa rripa në formë spaghetti (kjo bëhet me produktin që përdorim për të qëruar patatet ose karrotat, e përdorim për të “qëruar” kungullin, që në këtë rast nuk do të qërohet, sepse duke qenë I butë, do të pritet në “rripa”) dhe I kavërdisim për 3-5 minuta. Ndërkohë presim filetot në copa të vogla dhe pas 5 minutash I shtojmë sërish në tenxhere dhe vazhdojmë ti kavërdisim edhe për 2-3 minuta të tjera. Shtojmë salcën dhe erëzat. I lëmë edhe pesë minuta duke I trazuar vazhdimisht në mënyrë që mos të ngjiten dhe I heqim nga zjarri. Ju bëftë mirë!

Lini një Përgjigje