blog, Receta

Omletë me perime

Nëse ka një ushqim që unë nuk e ndaj nga menuja ime, ajo eshte omleta. Ushqimi më i thjeshtë dhe më i shijshëm në botë, për më tepër me gjithë vlerat e duhura ushqimore, që mund t’i merrni në një vakt. Nuk di ccfarë të hash para, ose pas palestre? Një omlet. Sapo ke ardhur nga puna, s’ke gatuar gjë për drekë dhe do të bësh diccka të shpejt që nuk është pilaf, makarona, apo thjesht bukë me djath? Bëj një omlet. Je me regjim keto dhe s’ha dot carbs? Bëj një omlet. Mund të përdorni përbërësit që dëshironi, në varësi të mundësive, dëshirës, nevojave, apo nepsit qe ju keni.

Përbërësit:

Qepë e kuq
Spec jeshil, spec i kuq
Kungull
Misër
Kërpudha
Spinaq
Domate
Proshutqe pule
Ereza
Një vezë e plotë dhe 3 te bardha

Përgatitja

Vendosim tiganin në zjarr. Hedhim një lugë kafe, vaj ulliri. Në një tas rrahim vezët. I hedhim brenda të gjithë ingredientët dhe I përziejmë mirë. I lëmë sa të piqen nga njëra anë dhe më pas I kthejmë nga ana tjetër. Kaq e thjeshtë.

Lini një Përgjigje