blog, Receta

Omletë me spinaq, avocado dhe pesto

Ky është një nga ato që unë do ti quaja “mëngjese kampionësh”. I thjeshtë për t’u përgatitur, por kaq i pasur me vlera ushqimore.

Për një person

– 2 vezë të plota dhe një e bardhë

– 50 gr spec i kuq

– 1 grusht spinaq

– Gjysmë avocado

– Kripë, piper

– 1 lugë pesto

– 2 lugë caji vaj ulliri

Përgatitja

Hedhim një lugë caji vaj në një tigan dhe shtojmë specat. I lëmë për 2-3 minuta, derisa specat të nisin e të zbuten. Shtojmë spinaqin, kripën dhe piperin, I lëmë edhe dy minuta dhe I heqim. I vendosim në një pjatë. T

ek I njëjti tigan shtojmë lugën tjetër të vajit dhe hedhim vezët, të cilat I kemi rrahur më parë të gjitha sëbashku. I lëmë për 3-4 minuta dhe me shumë kujdes, pa prishur formën I kthejmë nga ana tjetër duke I lënë edhe për dy minuta. Pasi ta shikoni me sy që veza është gati e heqim nga tigani dhe e vendosim në një pjatë. I shtojmë specat dhe spinaqin e përgatitur më parë, plus avocado e prerë në copa të vogla. E “mbyllim” omletën dhe sipër I hedhim një lugë pesto, të cilën e hapim në gjithë sipërfaqen.

Ju bëftë mirë!

Lini një Përgjigje