blog, Receta

Pite me qofte qiqrash

Oh sa qejf e kam këtë recetë. Kaq e lehtë për t’u përgatitur dhe kaq e shijshme. Dhe është një nga ato receta që mund ta konsumosh për vakt mëngjesi, drake, apo darka. Kur të duash ti .

Për një pite

– 1 pite ose piadin (me miell integral, ose kamut për më pak kalori dhe për ata që janë intolerant ndaj glutenit)

– 2 ose 3 qofte qiqrash

– ullinj

– sallatë jeshile

– pomodorini

– Avocado dhe gjizë për të lyer piten

– Hummus

Për qoftet e qiqrave

– 300 gr miell qiqrash

– 2 vezë

– 4-5 thelpinjë hudhër

– 1 qepë

– gjysmë gote qumësht

– 2 lugë peksimadhe

– 1 lugë vaj ulliri

– kripë, piper, majdanoz, kumin (nëse keni ndonjë erëz të preferuar mund t’ja shtoni pa frkë.

Përgatitja

Përgatitja e qofteve të qiqrave është gjëja më e lehtë në botë. Merr gjithë përbërësit, I hedh në mixer, I lë sa të grihen dhe të bëhen një masë homogjene. Nëse e shikoni që janë pak të forta, i hedhim dhe pak ujë. I japim formë rrethore me dorë dhe I vendosim për t’u pjekur. I lëmë 30-35 minuta (por siç them gjithmonë varet shumë dhe nga nxehtësia e furrës, kështu që mundohuni t’i kuptoni me sy, ose me pirun). Pasi I nxjerrim nga furra, I lënë të ftohen për pak minuta. Ndërkohë fusim piten ose piadinën në furr dhe e lëmë për 2-3 minuta, jo më shumë. E nxjerrim, e lyejmë me avocado dhe gjizë dhe I vendosim sallatën jeshile, ullinjtë (pa bërthamë), pomodorinit e ndarë përgjysmë dhe qoftet. I hedhim një lugë gjellë hummus sipër dhe kaq ishte. Ju bëftë mirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *