blog, Ushqimi

Proteinat, miqtë më të mirë për rënien në peshë dhe krijimin e masës muskulare

Besoj se të gjithë ju keni dëgjuar shumë të flitet e shkruhet për proteinën, aq më shumë këtë termë e dëgjoni të asociuar me palestrën dhe aktivitetin fizik, por jam e sigurt që shumë nga ju ende nuk e kanë informacionin e duhur në lidhje me proteinat. Cfarë janë? Përse shërbejnë? Si t’i marrim? etj, etj.

Proteina është një makronutrient, shumë i rëndësishëm, sidomos sa i përket ndërtimit të masës muskulare. Proteinën e gjejmë si në prodhimet shtazore, ashtu edhe në ato bimore. Por gjithashtu, proteinën e gjejmë edhe në formë suplementi, si pluhur.

Kimikisht proteina është e ndërtuar nga aminoacidet, të cilët janë përbërës kimik të përbërë nga karbon, hidrogjen, nitrogjen, oksigjen dhe sulfur. Kur proteina shpërbëhet në organizëm, ajo ushqen muskujt dhe ndihmon metabolizmin.

Sasia e proteinave që duhet të marrim varion nga 0.8 gr për peshë trupore (për njerëzit që nuk merren me aktivitet fizik), deri në 2 gr për kilogram për ata persona që merren me aktivitet fizik të lartë.

Disa nga ushqimet e pasura me proteinë janë: mishi i kuq, gjoksi i pulës dhe i gjelit, salmoni, vezët, gjiza, kosi, fasulet, qiqrat, thjerrëzat, frutat e thata, etj.

Një dietë e pasur në proteina ndihmon si në rënien në peshë, ashtu edhe në ndërtimin e masës muskulare. Megjithatë, për fat të keq, jo gjithmonë arrijmë të marrim gjithë sasin e duhur të proteinave ditore, nëpërmjet ushqimit. Për këtë arsye na vijnë në ndihmë suplementet e proteinave, të cilat përdoren gjerësisht, sidomos nga ata njerëz që kryejnë aktivitet fizik, nga më i moderuari, tek ai më intensivi.

Protienat janë suplementi më i përdorur në botë. Ekzistojnë lloje të ndryshme proteinash. Më poshtë do t’ju njohim me katër lloje proteinash pluhur, të cilat mund të përdoren në varësi të nevojave apo shijeve tuaja. Të gjitha proteinat e përmenduara më poshtë mund t’i gjeni tek Muscle Gain Albania.

-DIET WHEY

Diet whey është proteinë 50% whey dhe 50% Isolate, gjë që ju ndihmon në një absorbim më të shpejt. E veçanta e Diet Whey është që ka vetëm 82 kalori, ndryshe nga Whey i zakonshëm që janë nga 150 kalori. Përmban 20 gr proteinë në 25 gr scoop, 1 gr carbs, 0.9 gr sugar , 1.8gr fat , 300 mg L carnitine, 200 mg çaj jeshil, 100 mg CLA, të cilat ju ndihmojnë t’ju mbajnë lean (pa dhjam), të keni një kontroll më të mirë të peshës. Ju ndihmon në rënie të peshës, kur ju e shoqëroni me një dietë të mirë e të kontrolluar. Tretet shumë lehtë dhe ka shije perfekte, sugjerohet të merret nga 1 deri në 3 scoop në ditë. Mund të shoqërohet me ujë ose qumësht. Produkt i testuar për të gjithë sportistët nga @wtestyoutrust.

One thought on “Proteinat, miqtë më të mirë për rënien në peshë dhe krijimin e masës muskulare

  1. Mirela thotë:

    Pershendetje! Une kam bere ngushtim stomaku jam ne javen e trete mund ti perdor keto proteina

Lini një Përgjigje