blog, Receta

Qofte pule në furrë

Për dy persona

Përbërësit :

200-300 gram gjoks pule
1 kokërr qepë
2 vezë
Peksimadhe (ose bukë e therrmuar që gjendet në supermarket)
Hudhër
Krip
Piper
Rigon
Arrë moskat
Majdanoz

Përgatitja

Gjoksin e pulës e vendosim në grirëse (mikser) dhe e lëmë të grihet sa më shumë. Skuqim me 1 lugë caji vaj, qepën dhe hudhrën.
Në një tas hedhim pulën e grirë dhe I shtojmë me rradhë përbërësit: erëzat (krip, arrë moskat, piper, rigon, majdanoz), peksimadhen që shërben për të lidhur përbërësit, vezën dhe më pas qepën dhe hudhrën (pasi janë lënë të ftohen pak). I përziejmë mirë, derisa të bëhen masë homogjene.
Marrim masën e krijuar dhe I japim formë rrethore. Qoftet I vendosim në furrë për t’u pjekur, 20-25 minuta (por varet dhe nga nxehtësia e furrës kështu që mundohuni t’I kuptoni me sy kur duhen hequr).

Lini një Përgjigje