blog, Receta

“Turli i vecantë” me gjoks pule

Jemi mësuar që zakonisht gjellën që e njohim me emrin “turli” ta përgatisim me patate, karrota, patëllxhana dhe kunguj. Epo, erdhi momenti të njiheni me një tjetër turli, po aq të shijshëm dhe të pasur me vlera ushqimore.

Përbërësit për katër veta

– 4 patate

– 300 gr brokoli

– 250 gr lulelakër

– 150 gr lakër

– gjoks pule

– 4 hudhra

– 70 gr salcë domatesh

– 4 lugë vaj ulliri

– qepë

– 1 avocado

– Kripe, piper

Përgatitja

Në një tenxhere me presion vendosim pulën të ziejë, pasi I kemi hedhur pak krip dhe piper. E leme për 15 minuta.

Ndërkohë në një tjetër tenxhere të mbushur me ujë, vendosim patatet dhe I lëmë të zihen për 15-20 minuta. Pasi pula të jetë gati e heqim nga zjarri, e lëmë të ftohet pak dhe e ndajmë në copa të vogla. E vendosim në një tenxhere ku me parë kemi ngrohur 1 lugë vaj ulliri dhe hudhrat. Kavërdisim për disa minuta copat e pulës, derisa të kenë marrë ngjyrë dhe shtojmë salcën. E lëmë edhe 5 minuta të tjera duke vazhduar kavërdisjen.

Pasi patatet të jenë zierë, I heqim nga uji dhe I lëmë të kullojnë për 2 minuta, ndërkohë në të njëjtin ujë vendosim brokolin, lulelakrën e prerë në copa dhe lakrën e kuqe. I lëmë 7-9 minuta për t’u zierë. Patatet I presim në copa të vogla dhe I vendosim në një tigan ku kemi hedhur dy lugë vaj ulliri më parë. I lëmë shumë pak, sa të marrin ngjyrë dhe I kthejmë nga ana tjetër.

Pasi brokoli, lulelakra dhe lakra e kuqe të jenë zierë I heqim nga zjarri dhe e ndajmë nëpër pjata. I hedhim sipër patatet dhe më pas fileton. Në fund I shtojmë copa avocadosh.

Ju bëftë mirë.

P.S: Mos e shoqëroni me bukë ju lutem! ☺

Lini një Përgjigje