Rreth Aulonës

Më shumë rreth Aulonës

Po ju tregoj historinë time

Më në fund, projekti për të cilin kam kohë që punoj, por, për të cilin kam akoma edhe më shumë kohë që ëndërroj, është gati. Një website ku do të ndaj me ju, gjithë pasionin tim (i cili më shoqëron prej 16 vitesh tashmë) për aktivitetin fizik, për të ushyerin mirë, për të ndjerin mirë… për të jetuarin shëndetshëm. Tashmë shumë prej jush nuk më njohin më vetëm si Aulona gazetare apo Aulona moderatore, por edhe si Aulona influencer, ose Aulona e apasionuar pas palestrës dhe të jetuarit shëndetshëm. Mënyra ime e jetesës dhe pasioni i madh ndaj aktivitetit fiziki dhe fitness-i është shndërruar në një lifestyle, i cili prej kohësh frymëzon shumë prej jush. Deri tani i gjithë interaktiviteti ka qenë nëpërmjet faqes time të Instagramit. Nga sot do të jetë diçka më shumë, diçka më e madhe.

Aulona Musta është një personazh i njohur i biznesit online dhe televizionit. Ajo është bërë e njohur në botën e gazetarisë në televizionet shqiptare që prej vitit 2005, influencer në Instagram që prej vitit 2010, themeluese dhe kryeredaktore e portaleve dhe emisioneve të ndryshme televizive, themeluese e emisionit të parë te Showbizz në Shqipëri, themeluese e platformës së parë stërvitore online në Shqipëri, krijuese e kompanisë së deliveryt “Healthylicious” dhe brandit të veshjeve NFMA. Aulona ka përfunduar studimet e larta për Psikologji Klinike, në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë dhe më pas ka kryer masterin për Gazetari, në profilin Drejtim dhe Menaxhim Media. Eksperienca e saj studentore nuk ka përfunduar këtu. Aulona gjithashtu i është përkushtuar zhvillimit të saj profesional dhe në profilin e shëndetit fizik, të cilin e ka aq shumë pasion. Përgjatë shumë viteve Aulona ka kryer trajnime të shumta në fushen e nutricionit dhe fitnesit. Në vitin 2019, ajo është certifikuar nga një prej programeve më të njohura Amerikane dhe mbarëboterore të nutricionit dhe fitnesit (ISSA). Përsa i përket profilit të saj profesional, eksperiencat e para të Aulones në fushën e gazetarisë kanë filluar në vitin 2005, si gazetare në Gazeten Paloma, ku pas 2 vitesh ajo u ngrit në detyrë si kryeredaktore e kësaj gazete. Ajo qëndroi në këtë post për plot 10 vite, deri në vitin 2017. Në vitin 2012 Aulona nis emisionin “Sillikon” në Radio NRG, emision i cili vazhdoi për 5 vite deri në vitin 2017 dhe rezultoi si një ndër emisionet radiofonike më të ndjekur të asaj kohe. Në vitin 2013/2014 Aulonën e keni parë si opinioniste në Top Channel, në emisionin “Top Show Magazine”. Në vitin 2016, Aulona Musta themeloi portalin Blitz.al. Në po këtë vit, Aulona Musta themeloi emisioni “Thumb” në Youtube, i cili më pas u bë pjesë e televizionit Top Channel, duke u konsideruar si një revolucion në median shqiptare si emisioni i parë i formatit Showbiz në Shqipëri. Një vit më vonë, 2017 – 2019, “Thumb” u bë pjesë e televizionit Abc News, ndërsa në sezonin 2019-2020, “Thumb” kaloi në Ora News, këtë herë si emision Prime Time, në emrin “Thumbon”, duke mos qenë më vetëm emision Showbizi, por duke trajtuar edhe tema sociale. Në vitin 2019, Aulona Musta ndërtoi platformën e parë stërvitore online në Shqiperi, duke u dhënë mundësinë të gjitha vajzave dhe grave shqiptare, kudo që janë, në cdo cep të globit, të stërviten shqip nga rehatia e shtepisë së tyre. Në vitin 2021, ajo krijoi kompaninë e saj të food delivery “Healthylicious” me paketa të regjimit ushqimor dhe në po të njëjtin vit, Aulona krijoi brandin e saj të veshjeve NFMA (Në formë me Aulonën) dhe nisi emisionin e saj prime time “Natën me Aulonën”. Aulona spikat për mënyren e saj të drejtëpërdrejtë të komunikimit, humorin e saj pikant, linjat e saj perfekte, ndjeshmërine dhe dëshirën e madhe që ajo ka për të kontribuar në shoqëri, në vecanti në përforcimin e figurës së femrës. E gjithë ekspereinca e saj jetësore, eksperienca në biznes dhe studimet e saj, jane vendosur në kontribut të shoqërisë shqiptare, një shoqëri ku Aulona dëshiron të kontribuojë duke ofruar një imazh dhe një mënyrë tjetër sjelljeje, më shume liri, të drejtë fjale, përkujdesje ndaj vetes dhe më shumë dashuri për veten dhe të tjerët. Aulona është gjithashtu një nënë dhe bashkëshorte e devotshme për familjen e saj, një femër e përkushtuar në marrëdhenien e saj bashkëshortore, mëmësore dhe jo vetem, por me kontributin e saj ajo ka ndryshuar mënyren e jetesës për shumë njerëz, duke transformuar mënyren si ata veprojnë, mendojnë dhe si kujdesen për veten dhe për trupat e tyre, duke kuptuar që të ndjerit mirë, fillon së pari me veten.

Në formë me Aulonën

Në formë me Aulonën, është krijuar për ju! Për të gjitha ato vajza dhe gra, që më shkruajnë çdo ditë në Instagram dhe më kërkojnë këshilla se si të bëhen një version më i mirë i vetes së tyre: si të dobësohen, si të heqin dorë nga zakonet e këqija të të ushqyerit, si të heqin dorë nga jeta e plogësht, si të hanë shëndetshëm, si të jetojnë shëndetshëm, si të kenë më shumë vullnet, si t’i vënë qëllime vetes dhe t’i mbajnë ato, por mbi të gjitha si të dashurojnë personin që shohin sa herë që janë përball pasqyrës. Të jeni të sigurta që bashkë do t’ja arrijmë kësaj!

Jam e lumtur që në kaq vite, unë kam qenë një burim frymëzimi, në forma të ndryshme, për shumë prej jush. “Në formë me Aulonën” nuk ka për qëllim vetëm t’ju bëjë të humbisni disa kile, më besoni që kjo është pjesa më e thjeshtë. Qëllimi kryesor këtu do të jetë t’ju bëjë të vlerësoni më shumë veten, ta respektoni më shumë atë, të investoni më shumë tek ajo, e mbi të gjitha ta doni më shumë. A nuk mendoni se kjo është diçka e mrekullueshme? Unë për vete po! Unë e di sa shumë nevojë keni për t’ja arritur kësaj. E di, nga mesazhet e shumta që marr prej shumë vitesh në rrjetet e mia sociale, nga vajza dhe gra të palumtura me veten e tyre, me trupin e tyre, por të pavendosura për të bërë ndryshimin që aq shumë dëshirojnë. Disa nuk e bëjnë sepse s’kanë mundësi, disa të tjera sepse nuk kanë vullnet, disa sepse nuk kanë informacion. Janë të shumta arsyet. Por kam një lajm të mirë për ju, nga sot, këto arsye nuk do të vlejnë më. Nga sot, të gjitha ju do të kuptoni që mundeni dhe jeni gati të bëni ndryshimin e madh! Jeni gati për të qenë versioni më i mirë i vetes tuaj, versioni që keni kohë që dëshironi!

Në formë me Aulonën

Eja të stërvitemi bashkë!!!

Program Dobësimi

8 Javor

Program Muskulature

8 Javor

Program Tonifikimi

8 Javor

Sot mbarova programin e 1 . Nga 83 tani 74.5 ngushtim ne perimeter dhe lumturi shum te madhe 🥰🥰 Te falenderoj pa mase zysha dhe gocat jeni super 🥰🥰.Pz kur e kam nis thash ta provoj Edhe kte si gje t fundit se nuk e besoja se do e coja deri ne fund por ja dola 😘

-30 kg ne perfundim te dy programeve, vetem duke ndjekur regjimin e shendetshem ushqimor te @ne_forme_me_aulonen dhe duke u stervitur nga shtepia 😍😍

E dashur sot mbarova plot 8 jave te programit 1. Nuk di te te shpjegoj sa e lumtur ndihem dhe sa besim ne vetvete kam krijuar qekur pashe rezultatet e para. Pesha ime ka qene 65kg dhe sot eshte 58kg por kjo per mua nuk ka me fare rendesi pasi me kryesorja eshte ndryshimi qe kam ne perimeter.... un do vazhdoj akoma 2 javet perseritje do bej javen 6/7 dhe Pastaj do flasim prap per programin e tonifikimit. Nuk Mendoj se do ti le me ushtrimet aq shume kam nisur ti dua dhe te ndjej shume kenaqesi kur i bej ♥️ faleminderit e dashur per gjithcka!