Motivim

Intermittent fasting

1. Çfarë është?

Intermittent fasting është një lloj regjimi ushqimor gjatë të cilit ushqehesh brënda një harku të caktuar kohor. Nuk është dietë, por një mënyrë për të konsumuar më pak kalori.

2. Çfarë benefitesh ka?

– Rënie nga pesha

– Funksionim më të mirë të trurit

– Nxit rritjen e hormoneve të njëriut (HGH)

– Ul nivelin e insulinës, presionin e gjakut dhe kolesterolin

3. Cilët persona nuk mund ta ndjekin?

– Vuajnë nga diabeti

– Fëmijët, adoleshentët dhe personat mbi 70 vjeç

– Femrat shtatzëna ose kanë fëmijën në gji

– Kanë probleme me zemrën os veshkat

– Kanë patur ose kanë çrregullime në ushqim, si është anorekisa, bulimia ose mbingrënia

– Janë nën peshë ose kanë qënë në spital kohët e fundit

4. Çfarë mund të konsumosh gjatë fasting?

– Ujë

– Çaj ( pa sheqer )

– Kafe ( pa sheqer )

5. Çfarë mund të konsumosh gjatë kohës së ngrënies?

Gjatë kohës së ngrënies, ushqimi duhet të jetë sa më I shëndetshëm, I pasur me proteina, yndyrna të mira dhe erëza për ti dhënë sa më shumë shije ushqimit. Fokusohuni tek cilësia dhe sasia që merrni. Përsa I përket karbohidrateve, mundohuni të reduktoni përdorimin e bukës dhe makraonave dhe të konsumoni më shumë perime, sallatëra të ndryshmë, patate të ëmbël, oriz kaf, tërshërë dhe kinoa.

Reduktoni gjithashtu sheqerin dhe alkolin. Dhe mbi të gjitha, konsumoni sa më shumë ujë.

6. Sa orë fasting këshillohet si fillim?

Mund ta nisësh me 12 ose 13 orë dhe me kalimin e ditëve mund ta shtosh me nga një orë fasting derisa të arrish në 16 orë. Pra 16/8, 16 orë qëndron pa ngrënë dhe gjatë 8 orëve mund të konsumosh ushqim. Mos harro që sasia e kalorive ditore nëse do që të humbasësh peshë duhet të jete më e ulët se sasia e kalorive që djeg. Ky quhet kalori deficit.

7. Ka efekte ansore?

– Mund të kesh shumë uri dhe të ndihesh I lodhur në ditët e para të regjimit.

– Mund të hash shumë ose të hash ushqime jo t shëndetshme për shkak të urisë

8. A mund ti shtoj qumësht kafes?

Nëse arsyeja pse bën fasting është rënie nga pesha, atëherë po, mund ti shtosh pak qumësht, për aq kohë sa je ne kalori deficit. Nëse do të përfitosh benefitet e tjera të saj, atëherë pije kafen shqeto.

9. Kur është koha më e mirë për të bërë fasting?

Kjo është individuale, nëse je duke bërë fasting 16/8 dhe je person që konsumon mëngjesin atëherë darka duhet të jetë brenda 8 orarshit të ngrënies. Por nëse je si unë, që nuk e konsumon mëngjesin, atëherë vakti i parë do jetë dreka dhe darka do jetë gjithmonë në orarin që ke patur dhe më parë.

10. A mund të konsumoj “junk food” gjatë kohës së ngrënies?

Me raste të veçanta edhe mund të konsumosh. Por mos harro, e rëndësishme është që ushqimi në tërësi të jete i shëndetshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *