blog, Stërvitje

Me këto këshilla mund t’i thoni “Mirupafshim!” celulitit!

Ëndrra të gjitha vajzave dhe grave është të kenë një lëkurë të butë dhe të pastër, por armiku kryesor, celuliti, duket se është gjithmonë kundër.

Madje, celuliti nuk është fare racist dhe mund të shfaqet te vajzat me ngjyrë, te ato me tipare aziatike, vajza nga veriu, nga jugu, nga fshati apo nga qyteti. Madje, studimet thonë se ai shfaqet në 90-98% të vajzave e grave në të gjithë botën.

Por si mund të shpëtojmë nga celuliti?

1. Stërvitja me pesha

Stërvitja me pesha është nga kundërshtarët më të mëdhenj të celulitit. Nëse jeni të rinj në fitness, nisini ushtrimet me pesha në 3 ditë në javë dhe peshat shtojini gradualisht. Peshat përfshijini në zonat që doni të hiqni masën e celulitit. Pra, nëse doni të punoni me këmbët bëni squats, lunges apo leg curls me pesha. Nëse doni të përfshini pjesën abdominale ushtrohuni duke kryer crunches, leg lifts apo ushtrime cardio si slita apo bicikleta.

2. Përzgjidhni dietën ushqimore

Një shprehje thotë: “Nëse një ushqim nuk është në piramidën ushqimore atëherë ai nuk është ushqim!”. Hiqni dorë nga ushqimet që grumbullojnë toksinë në trupin tuaj dhe përfshini më shumë fruta dhe perime. Reduktoni konsumimin e yndyrnave dhe limitoni marrjen e kalorive e monitoroni masën dhjamore në trup.

3. Konsumoni ujë

Shumica e vajzave kanë celulit për shkak të dehidratimit apo mungesës së ujit në oraganizëm. Mjekët në të gjithë botën rekomandojnë konsumimin e 7 deri në 8 gota ujë në ditë që të mund të largoni toksinat dhe mbetjet e tjera nga trupi juaj. Nëse nuk pini mjaftueshëm ujë, por keni disa masa celuliti që doni të eliminoni, blijini vetes një shishe qelqi, mbusheni dhe mbajeni me vete kudo që shkoni dhe kthejeni herë pas here.

4. Mos tymosni!

Cigarja apo substancat e tjera tymosesë pakësojnë apo ngadalësojnë qarkullimin e gjakut në organizëm duke bërë kështu, që më pak gjak të shkojë në lëkurë. Gjithashtu, cigarja ul efektivitetin e 3 masave që ju renditëm më lart për shkak të mungesës së gjakut në lëkurë dhe mungesës së elasticitetit të kësaj të fundit.

5. Rituale të zakonshme ose jo, por të domosdoshme për lëkurën

Aplikimi në lëkurë i kremërave apo produkteve të tjera estetike për lërkurën mund të jetë një luks apo aktivitet argëtues për ju, por në të vërtët është më shumë se kaq.

Kremëra të ndryshëm që mundësojnë hidratim të lëkurës dhe që i japin lëkurës më shumë elasticitet janë një nga zgjidhjet për të mposhtur celulitin. Sigurohuni që të aplikoni kremëra të shëndetshëm në zonat e celulitit për t’i mundësuar lëkurës frymëmarrje dhe qetësim, gjithashtu, edhe mbrojtje nga rrezet e dëmshme të Diellit. Kështu, celuliti do ketë më pak mundësi të zhvillohet.

Spa-të apo qendrat e bukurisë që ofrojnë trajtim me mikroalga dhe kremëra hidratues janë një zgjidhje tjetër po aq e mirë.

Në disa studime, konsumi i kafeinës mund të çojë në grumbullim të celulitit në një zonë lëkure… ama, injektimi i kafeinës në një zonë ku është grumbulluar celuliti mund të zhbëjë këtë të fundit.

E fundit, por jo nga aftësia rigjeneruese… masazhet!

Masazhet, sidomos ato me vakuume, mund të eleminojnë zonat me celulit duke rritur qarkullimin e gjakut dhe duke i dhënë lëkurës butësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *