blog, Receta

Pancake me tërshërë dhe banana

Ky është një nga mëngjeset e mi të preferuar, kaq I thjeshtë për t’u përgatitur dhe kaq I shijshëm.

Përbërësit për 10 pancake të vegjël

– 120 gr tërshërë

– 250 ml qumësht (unë e bëra me qumësht bajame, por mund të përdorni edhe soje, ose lope).

– 1 lugë caji baking powder

– 1 banane

– 1 lugë caji kanellë

– 1 majë luge krip

– 1 vezë

Përgatitja

I fut të gjithë përbërësit në një blender dhe i lë për pak sekonda, derisa të bëhet një masë. Në një tigan kemi hedhur një lugë vaj ulliri (ose vaj cocosi), e lëmë sa të nxehet dhe hedhim “brumin”. Pasi pancake të jetë pjekur nga njëra anë, e kthejmë nga ana tjetër. Nëse pjesa tjetër e brumit trashet pak më shumë sec duhet, mund ta holloni me fare pak qumësht ose ujë.

Pancake-t i shoqëroni me cfarë të dëshironi ju. Unë zgjodha ta lyej njërin me gjalp kikiriku dhe tjetrin me recel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *